Në Sumeya’s Hijab, të gjitha produktet tona qepen me porosi dhe përkushtim të veçantë. Ju lutemi lexoni me kujdes politikën tonë përpara se të bëni një porosi.
1. Kthimet
Për shkak se produktet qepen me porosi, kthimet nuk pranohen. Ju lutemi sigurohuni për zgjedhjen e produktit përpara se të konfirmoni porosinë.
2. Rimbursimet
Ne nuk ofrojmë rimbursim për porosi të realizuara, përveç rasteve kur gabimi është nga ana jonë.
3. Gabimet nga Ana Jonë
Në rast se produkti ka:
- gabim në model
- gabim në ngjyrë
- gabim në përmasë sipas porosisë
Ne mbajmë përgjegjësi të plotë. Produkti merret për rregullim dhe i njëjti produkt i korrigjuar dërgohet sërish tek klientja pa kosto shtesë.
4. Afati i Njoftimit
Klientja është e obliguar të na njoftojë për çdo gabim brenda 24–48 orëve nga pranimi i porosisë, duke dërguar prova përkatëse (foto).
5. Shpenzimet e Dërgesës
- Shpenzimet e dërgesës nuk rimbursohen.
- Në rast gabimi nga ana jonë, shpenzimet e kthimit dhe ridërgimit mbulohen nga ne.
6. Ngjyrat dhe Pamja
Ngjyrat e produkteve mund të kenë ndryshime të lehta për shkak të ndriçimit dhe ekranit. Këto ndryshime nuk konsiderohen gabim dhe nuk janë arsye për kthim ose rimbursim.
7. Kontakti
Për çdo paqartësi ose njoftim lidhur me porosinë tuaj, ju lutemi na kontaktoni përmes faqes sonë të kontaktit ose emailit zyrtar.
8. Ndryshimet në Politikë
Sumeya’s Hijab rezervon të drejtën të ndryshojë këtë Politikë të Rimbursimit dhe Kthimit në çdo kohë. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe.
