Punuar me Kujdes & Përgjegjësi
Sumeya’s Hijab është një brand i dedikuar veshjeve modeste për gratë muslimane. Produktet tona krijohen me kujdes dhe përkushtim, duke kombinuar thjeshtësinë, rehatin dhe modestinë në çdo detaj.
Çdo mbulesë dhe veshje që ofrojmë qepet nga ne, me fokus në cilësi, përputhje dhe respekt ndaj vlerave islame. Qëllimi ynë është të ofrojmë produkte që i shërbejnë gruas muslimane në përditshmërinë e saj, pa kompromis në modesti.
Të gjitha produktet tona qepen me dorë dhe kontrollohen para dërgesës. Ne mbajmë përgjegjësi për punën tonë dhe synojmë të ofrojmë cilësi dhe besim për çdo kliente.
Pyetje të Shpeshta
Këtu gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth produkteve dhe porosive tona.
Si realizohen porositë?
Të gjitha produktet tona qepen me porosi pas konfirmimit të saj.
A pranohen kthimet?
Kthimet nuk pranohen, përveç rasteve kur gabimi është nga ana jonë. Në atë rast, produkti rregullohet dhe ridërgohet.
Sa kushton dërgesa?
Kosovë: 2€ | Shqipëri | Maqedoni: 6€
Keni pyetje ose paqartësi?
