Duke përdorur dhe porositur në faqen tonë, ju pranoni kushtet dhe afatet e mëposhtme. Ju lutemi t’i lexoni me kujdes përpara se të bëni një porosi.
1. Porositë
- Të gjitha produktet tona qepen me porosi.
- Pas konfirmimit të porosisë, ajo hyn menjëherë në proces përgatitjeje.
- Porositë nuk mund të anulohen pasi të kenë hyrë në procesin e qepjes.
2. Afati i Përgatitjes
- Afati i përgatitjes së porosisë është zakonisht 1–3 ditë pune, në varësi të produktit dhe ngarkesës.
- Në raste të veçanta, afati mund të zgjasë pak më shumë, për çka klientja do të njoftohet.
3. Dërgesa
- Kosovë: 2€
- Shqipëri & Maqedoni e Veriut: 6€
- Afati i dërgesës varet nga shërbimi postar dhe zakonisht është 1–3 ditë pune pas dërgimit.
4. Kthimet dhe Ndërrimet
- Për shkak se produktet qepen me porosi, kthimet nuk pranohen.
- Ne mbajmë përgjegjësi vetëm për gabimet nga ana jonë.
- Në rast gabimi, produkti merret për rregullim dhe i njëjti produkt rregulluar dërgohet sërish tek klientja.
5. Ngjyrat dhe Detajet
- Ngjyrat e produkteve mund të kenë ndryshime të lehta në varësi të ndriçimit dhe ekranit.
- Çdo produkt kontrollohet para dërgesës për cilësi dhe përputhje.
6. Kontakti
Për çdo pyetje ose paqartësi rreth porosisë tuaj, ju lutemi na kontaktoni përmes faqes sonë të kontaktit ose emailit zyrtar.
7. Ndryshimet e Kushteve
Sumeya’s Hijab rezervon të drejtën të ndryshojë këto kushte dhe afate në çdo kohë. Ndryshimet do të publikohen në këtë faqe.
