Khimar 3 Pjesësh
Khimar 3 pjesësh me mbulim të plotë, fleksibil dhe praktik – i dizajnuar për rehati maksimale dhe stil modest në çdo ditë.
- Pranimi porosisë 1 deri në 3 ditë pune
- Transportim i shpejtë dhe i sigurt:
Khimar 3 Pjesësh është dizajnuar për motrat që kërkojnë mbulim të plotë dhe një pamje elegante me shtresa të buta dhe rrjedhëse.
Modeli përbëhet nga tre shtresa që bien natyrshëm njëra mbi tjetrën, duke krijuar një efekt të bukur voluminoz pa e rënduar pamjen. Pjesa e kokës është me gomë, çka e bën shumë praktik për vendosje të shpejtë dhe stabilitet gjatë gjithë ditës – pa pasur nevojë për rregullime të vazhdueshme.
Materiali zherzhet është i lehtë, i butë dhe me rrjedhje të pastër, duke ofruar rehati maksimale dhe një siluetë modeste që mbulon bukur pjesën e përparme dhe të pasme.
Ky model është ideal për ibadet, dalje, tubime apo raste më formale – një khimar që jep prezencë të qetë dhe elegante.
Karakteristikat Kryesore
• Model 3 shtresor për efekt elegant
• Mbulim i plotë përpara dhe mbrapa
• Pjesa e kokës me gomë për rehati dhe stabilitet
• Material zherzhet i lehtë dhe rrjedhës
• Qepje e kontrolluar dhe përfundim i pastër
Pse ta zgjedhësh Khimar 3 Pjesësh Elastic Fit?
✔ Vendoje e lehtë dhe qëndron stabil
✔ Rënie elegante me shtresa të bukura
✔ Rehati për përdorim të gjatë
✔ Pamje modeste dhe e rafinuar
Informacion Shtesë
Ngjyra mund të zgjidhet sipas dëshirës.
Qepje vetanake me kontroll cilësie para dërgimit.











Vlerësime
Nuk ka ende vlerësime.